Alperen Aktaş
23 maj 2024•Përditësim: 23 maj 2024
Platforma e medias sociale X ka hapur një zyrë përfaqësuese në Türkiye, tha ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, raporton Anadolu.
"X tani do të vazhdojë operacionet e saj në Türkiye me zyrën e saj përfaqësuese me bazë në Istanbul", shkroi Uraloğlu në X.
Uraloğlu, që përfaqëson Türkiyen në Forumin Ndërkombëtar të Transportit (ITF) në Leipzig të Gjermanisë, tha për Anadolu se X themeloi një kompani në Istanbul, duke u bërë "homologu zyrtar i Türkiyes".
"Ne kemi arritur një fitim të konsiderueshëm si në pikën e pagesës së taksave në Türkiye, ashtu edhe në pikën e zbatimit të sanksioneve të drejtpërdrejta", tha ai.
"Duam që të gjitha këto platforma (media sociale) të kenë përfaqësues apo zyra përfaqësuese në vendin tonë", shtoi Uraloğlu. Ai tha se X ka bërë një proces delikat për të shmangur krijimin e perceptimit të një "mendësie kufizuese" në opinionin publik.
"Ne e kemi paralajmëruar X-in shumë herë. Në momente të caktuara, kemi vendosur ndalime reklamimi dhe paralajmëruam Twitter-in verbalisht dhe me shkrim në një mënyrë më të sigurt. Këto paralajmërime kontribuuan relativisht në përshpejtimin e procesit", shtoi ai.