Sayed Khodaberdi Sadat
13 Korrik 2019•Përditësim: 14 Korrik 2019
Gazetari afgan Nadir Shah Sahibzada është vrarë sot nga persona të panjohur në krahinën Paktiya të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sahibzada ka qenë i punësuar në radion afgane me emrin "Zëri i Gardiz-it". Kryeredaktori i radios në fjalë Abdul Rashid Jalalzey, konfirmoi se gazetari Sahibzada fillimisht ishte rrëmbyer, e më pas edhe vrarë.
Jalalzey thekson se Sahibzada me askënd nuk ka pasur problem as mosmarrëveshje, dhe se ende nuk dihet motivi për vrasjen e tij.
Sipas të dhënave të Zyres nacionale për mbështetje të lirisë së mediave, që nga fillimi i vitit 2019 në Afganistan janë vrarë së paku gjashtë gazetarë.