Arif Yusuf,Hamdi Yıldız
13 prill 2019•Përditësim: 14 prill 2019
Të paktën dy pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionin e forcave irakiane të sigurisë në provincën Anbar, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i policisë në Anbar, Hadi Zureyc Kessar për AA konfirmoi se forcat policore në koordinim me forcat ajrore të Irakut ndërmorën një operacion në rajonin Huseyniyyat, në shkretëtirën në perëndim të Anbarit.
Gjatë operacionit pati një shkëmbim zjarri mes forcave të sigurisë dhe terroristëve dhe të paktën dy pjesëtarë të DEASH-it u vranë, për të cilët më pas u konstatua se ishin sulmues vetëvrasës me bombë.
Iraku prej kohësh është zhytur në një krizë të thellë politike dhe të sigurisë. Organizata terroriste DEASH pushtoi qytetin irakian Mosulin dhe një numër rajonesh përreth në verën e vitit 2014 ndërsa pas një operacioni të përbashkët të forcave irakiane, rajonet u çliruan në korrik të vitit të kaluar.
Kërcënim të përhershëm të sigurisë në Irak vazhdojnë të paraqesin të ashtuquajturat "celula të fjetura" të DEASH-it, por gjithashtu edhe terroristët e PKK-së që veprojnë në pjesën veriore të vendit.