Bota

Vdes ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Në mandatit e tij të dytë ai udhëhoqi Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së gjatë pushtimeve në Afganistan dhe Irak

Michael Gabriel Hernandez  | 01.07.2021 - Përdıtësım : 01.07.2021
Vdes ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld

Washington

Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka vdekur në moshën 88-vjeçare, njoftoi familja e tij të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Familja nuk zbuloi shkaqet e vdekjes, por njoftoi se ai vdiq "i rrethuar nga familja e tij në Taosin e tij të dashur në New Mexico".

"Historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme gjatë gjashtë dekadave të shërbimit publik, por ata që e njohën më mirë dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë do të kujtojnë dashurinë e tij të palëkundur për gruan e tij Joyce, familjen dhe integritetin që ai solli në një jetë kushtuar vendit", tha familja.

Rumsfeld shërbeu dy herë si udhëheqës i Pentagonit, nën presidentin Gerald Ford nga 1975 në 1977 dhe më pas nën George W. Bush nga 2001 në 2006.

Ai mbase më së miri njihet për mandatin e tij të dytë kur drejtoi Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së gjatë pushtimeve në Afganistan dhe Irak.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın