İdris Okuducu
10 Mars 2017•Përditësim: 11 Mars 2017
MOSUL (AA) - Forcat e Irakut kanë çliruar edhe dy lagje në Mosul nga organizata terroriste DEASH, raporton Anadolu agency (AA).
Komandanti i operacioneve të përbashkëta në Mosul, Abdulemir Reshid Jarullah, në një deklaratë me shkrim është shprehur se "Forcat e sigurisë kanë rimarrë nga organizata terroriste DEASH lagjet Nebi Shit dhe Akidat, në pjesën perëndimore të Mosulit."