Mohamad Misto
24 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
HOMS/ANKARA (AA) - Pesë civilë kanë humbur jetën si pasojë e disa sulmeve ajrore të regjimit të Bashar Asadit në Siri në rajonin e rrethuar Hola që gjendet në afërsit të qytetit Homs në pjesën qendrore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të gazetarit të AA-së nga rajoni, që nga mbrëmë e deri më tani janë ndërmarrë 18 sulme ajrore në qytezat Teldo, Teldehep dhe Keferlaha në rajonin Hola.
Si pasojë e sulmeve jetën kanë humbur pesë civilë, prej të cilëve dy gra, kurse 15 të tjerë janë plagosur.
Nga ana tjetër, ekipet e mbrojtjes civile janë duke i vazhduar aktivitetet e shpëtimit.
Rajoni Hola, kur regjimi i Asadit më 25 maj të vitit 2012 kreu masakër, prej pesë vitesh gjendet nën rrethim. Në fund të muajit mars, Kombet e Bashkuara arritën që dy herë të dërgojnë ndihmë humanitare në Hola në sasi të kufizuara. Prej një viti, regjimi lejon hyrjen e ndihmave vetëm në sasi të kufizuar.