Elvir Hociç
12 Qershor 2017•Përditësim: 12 Qershor 2017
MOSUL (AA) - Forcat e bashkuara irakiane vazhdojnë operacionet për çlirimin e Mosulit nga terroristët e DEASH-it, ku fundjavën që shkoi çliruan pjesën më të madhe të lagjes Zenjili në perëndim të qytetit, e cila është fortesa e vetme e mbetur e terroristëve në Irak, raporton Anadolu Agency (AA).
Beteja për Mosulin është në vazhdim e sipër, ndërkohë që qyteti i dytë për nga madhësia në Irak, ish-kryeqyteti ekonomik i vendit është shkatërruar pothuajse i tëri duke u shndërruar në një qytet të rrënojave dhe pluhurit.
Të ballafaquar me nevojën për t'i dhënë fund vuajtjeve të civilëve, forcat irakiane po arrijnë “të shtrëngojnë rripin” rreth fortifikimit të DEASH-it në këtë qytet, që është në pjesën e vjetër të qytetit dhe në lagjen Xhide.
Spitali i shkatërruar në lagjen Shifa dikur ka qenë qendra kryesore klinike për afër dy milionë banorët e Mosulit, dhe sot është treguesi më i mirë i fatit të këtij qyteti.
Nga viti 2014, terroristët e DEASH-it kanë marrë kontrollin mbi qytetin e Mosulit.
Pas tre muaj operacione, në janar të këtij viti, forcat e bashkuara irakiane të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar, çliruan pjesën lindore të Mosulit, dhe më 19 shkurt filluan operacionin për çlirimin e qendrës së qytetit e cila është e vendosur në bregun lumit Tigër.
Mosuli në Irak dhe Raka në Siri njihen si dy fortifikatat më të mëdha të DEASH-it.