Esat Fırat
18 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Më shumë se 150 hebrenj fanatikë, në shoqërim të policisë izraelite kanë kryer bastisje në Mesxhid al-Aksa, e cila ndodhet në pjesën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit, thuhet se 158 hebrenj fanatikë, në mëngjes dhe pasdite në shoqërim të policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e Harem-i Sherifit nga porta El Megaribe në pjesën jugperëndimore të Mesxhid al-Aksasë.
Bastisjet e këtilla të hebrenjve radikalë kanë qenë shkaktarë për rritjen e tensioneve në rajon dhe përplasjeve midis palestinezëve dhe policisë izraelite.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia izraelite ka arrestuar Fadi Ileyyan, një ndër zyrtarët e Harem-i Sherifit.
Policia izraelite nuk doli me ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e zyrtarit palestinez.
Mesxhid al-Aksa që ndodhet në Kudsin Lindor të pushtuar është kibleja e parë muslimanëve.
Nën këtë kompleks ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit ndodhen edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty "ndodhen mbetjet e Tempullit të Sulejmanit", duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.