Ekip
06 Korrik 2021•Përditësim: 06 Korrik 2021
Autoritetet somaleze njoftuan se zonat në shtetin qendror Galmudug të Somalisë që konsideroheshin bastione të grupit terrorist al-Shabaab u çliruan në operacione ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mohamud Adan Abdi, një oficer policie në Galmudug, në bisedë telefonike për AA tha se zonat Hareerdhere dhe Imaamd, të dyja në rajonin jugor Mudug, rajon që gjendet në shtetit Galmudug, u çliruan në operacionet e forcave ushtarake dhe paramilitare somaleze.
Ministria e Sigurisë së Galmudug-ut gjithashtu tha se u çliruan gjithashtu qytetet Ba'adweyn, Qaycad, Sabeena dhe Gowrac, së bashku me zonat e tjera.
"Al-Shabaab u tërhoq nga bastionet e tyre dhe ushtria mori kontrollin e plotë të qyteteve", thuhet në deklaratën e ministrisë.
Gjatë javëve të fundit, ushtria somaleze ka intensifikuar ofensivën e saj në rajonet jugore dhe qendrore të vendit kundër grupit al-Shabaab, i cili është i lidhur me grupin terrorist al-Kaida.