Ekip
18 Shtator 2019•Përditësim: 18 Shtator 2019
Ushtria somaleze sot ka çliruar së paktën tre fshatra nga grupi militant Al-Shabaab në rajonin jugperëndimor Bay, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nour Ali Mohamed, ushtrues i detyrës komandant i batalionit 154 të ushtrisë somaleze për mediat deklaroi se forcat somaleze çliruan fshatrat Rahole, Biyo-dhale dhe Bandhub nga Al-Shabaab pas një operacioni kundër këtij grupi në rajon.
"Gjatë operacionit tonë kemi vrarë disa militantë të Al-Shabaab dhe plagosur disa të tjerë", shtoi Mohamed.
Ibrahim Mohamed Nour Shigshigow, kryetari i qytetit Dinsor, tha se operacioni do të vazhdojë derisa rajoni Bay të pastrohet nga militantët e Al-Shabaab.
Operacioni ndodhi disa ditë pas shpërthimit të bombës pranë një stacioni të policisë në qytetin Dinsor, i cili la të paktën pesë të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.