Ushtria ruse pajiset me avionë të përditësuar Su-57
Një deklaratë e publikuar nga Rostec tha se një nga degët e saj, United Aircraft Corporation, ka prodhuar dhe dorëzuar një grup të madh avionësh Su-57 nën një konfigurim të ri teknik në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse
Moskë
Rostec njoftoi të hënën se avionët luftarakë të gjeneratës së pestë Su-57 kanë hyrë në shërbim të ushtrisë ruse, transmeton Anadolu.
Një deklaratë e publikuar nga Rostec tha se një nga degët e saj, United Aircraft Corporation, ka prodhuar dhe dorëzuar një grup të madh avionësh Su-57 nën një konfigurim të ri teknik në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.
"Makineritë kanë marrë sisteme të përditësuara në bord dhe një kompleks armësh", tha ajo.
Avioni iu nënshtrua një cikli të plotë provash në fabrikë përpara se pilotët ushtarakë ta vlerësonin atë në mënyra të ndryshme operacionale, tha deklarata.
Kreu i Rostec, Sergey Chemezov, tha se fabrikat e aviacionit po i përmbushin qartë dhe në kohë detyrat e tyre për furnizimin e pajisjeve për ushtrinë, duke i përmirësuar vazhdimisht ato bazuar në nevojat e klientit dhe kushtet reale të luftimit.
"Su-57 është një armë e frikshme që ka provuar efektivitetin e saj në vijën e frontit. Ka shumë objektiva të shkatërruara në sajë të saj. Kompleksi i gjeneratës së pestë mund të përdoret edhe në mjedise me sistemet më të përparuara të mbrojtjes ajrore të armikut", tha ai.
Avionët luftarakë të përditësuar "janë bërë edhe më të fuqishëm dhe të rrezikshëm", shtoi Chemezov.
"Sot, ne i kemi dorëzuar ushtrisë makineri që janë bërë edhe më të fuqishme dhe të rrezikshme", tha ai.
Avionët luftarakë Su-57 janë të aftë të kryejnë një gamë të gjerë misionesh luftarake. Avioni mund të godasë objektiva ajrore, tokësore dhe detare, të operojë 24 orë në ditë, duke përfshirë edhe kushte komplekse moti dhe nën bllokime. Vëzhgueshmëria e tij e ulët i lejon atij të mbetet efektiv pavarësisht kundërveprimit nga sistemet moderne të mbrojtjes ajrore.
Rostec është një nga konglomeratet më të mëdha shtetërore të mbrojtjes dhe industrisë në Rusi, duke luajtur një rol qendror në kompleksin ushtarako-industrial të vendit, sektorin e teknologjisë dhe planifikimin strategjik ekonomik.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
