Mohamed Sabry Emam Muhammed
06 mars 2019•Përditësim: 06 mars 2019
Dy palestinezë janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite në qytetin El-Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor të pushtuar, njoftuan burimet mjekësore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat izraelite përdorën municione dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë palestinezët të cilët u mblodhën për të protestuar kundër një vizite të shumë kolonëve hebrenj në një vend të shenjtë në qytet, thanë banorët.
Dy palestinezë u plagosën nga zjarri i hapur nga ushtria, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime të rënda, thanë burimet mjekësore.
Dhjetëra protestues palestinezë gjithashtu pësuan asfiksim të përkohshëm nga gazi izraelit dhe u trajtuan në vend, shtuan burimet.
Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë deklaratë zyrtare lidhur me dhunën e ushtruar.