Mustafa Deveci
06 mars 2019•Përditësim: 06 mars 2019
Më shumë se 60 hebrenjë radikalë në shoqërim të policisë kanë hyrë në oborrin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Drejtoria e Vakëfeve të Kudsit njoftuan se 69 hebrenjë radikalë kanë hyrë përmes hyrjes El-Megarib, në jugperëndim të kompleksit.
Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasditës hynë në oborrin e Al-Aksas, gjë që sjell deri te rritja e tensioneve mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Izraelit.
Kompleksi Al-Aksa shtrihet në 15 për qind të zonës së bërthamës së vjetër të Kudsit që është nën okupimin izraelit, ndërsa përfaqëson pikën e bashkimit të tri feve më të mëdha të botës.
Pas Mesxhid-i Haremit në Mekë dhe Xhamisë së Pejgamberit në Medinë, Al Aksa është vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët.