Esat Fırat
06 mars 2019•Përditësim: 06 mars 2019
Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 11 palestinezë në rajonin e Bregut Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se "operacionet janë kryer gjatë mbrëmjes në disa lokacione të Bregut Perëndimor ndërsa palestinezët janë arrestuar për shkak të akuzave për pjesëmarrje të pretenduar në aktivitete terroriste.
Personat e arrestuar janë dërguar për t'u marrë në pyetje.
Forcat izraelite shpesh herë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor kryejnë operacione dhe arrestojnë palestinezë. Sipas të dhënave zyrtare palestineze, në burgjet izraelite gjenden rreth 6.000 palestinezë, në mesin e të cilëve 270 të mitur.