Hamdi Yıldız
04 Maj 2019•Përditësim: 04 Maj 2019
Katër palestinez kanë rënë dëshmorë si pasojë e zjarrit të hapur dhe sulmit ajror nga ana e ushtrisë izraelite gjatë protestës paqësore "Marshi i Kthimit të Madh", transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Ministria e shëndetësisë në Gaza, si pasojë e sulmit të bërë nga ushtria izraelite ndaj degës ushtarake të Hamas-it, Brigada Izzeddin al-Kassam, ku janë martirizuar dy persona, ndërsa në zjarrin e hapur ndaj protestuesve paqësor përgjatë kufirit janë martirizuar edhe dy të tjerë.
Nga ana tjetër gjithsej 51 të tjerë prej të cilëve dy në sulmet ajrore janë plagosur.
Ndërsa në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite, si pasojë e zjarrit të hapur nga Gaza në drejtim të ushtarëve në kufi, janë plagosur dy ushtarë izraelit, si dhe në kundërpërgjigje të këtij sulmi është qëlluar një pikë e brigadës Izzeddin al-Kassam.
Që nga 30 marsi i vitit të kaluar, palestinezët në kufirin e Rripit të Gazës organizojnë protesta paqësore me moton "Marshi i Kthimit të Madh", me anë të të cilës kërkojnë kthimin e territoreve nga ku u dëbuan, si dhe heqjen e bllokadës së Gazës të imponuar në vitin 2006.
Mbi 230 palestinezë janë vrarë në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave "Marshi i Kthimit të Madh".