Bota

Ushtria izraelite bastis universitetin në Bregun Perëndimor

Në një njoftim, Universiteti Birzeit tha se forcat izraelite sulmuan rojet e kampusit gjatë bastisjes, konfiskuan gjësëndet e studentëve dhe futën duart në përmbajtjen e universitetit

Ekip   | 14.12.2021
Ushtria izraelite bastis universitetin në Bregun Perëndimor

Ankara

Forcat izraelite bastisën sot kampusin universitar pranë Ramallahut në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, Universiteti Birzeit tha se forcat izraelite sulmuan rojet e kampusit gjatë bastisjes, konfiskuan sendet e studentëve dhe futën duart në përmbajtjen e universitetit.

Universiteti e dënoi bastisjen si një "sulm të hapur ndaj normave dhe marrëveshjeve që ndalojnë sulmet ndaj objekteve akademike".

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se forcat izraelite konfiskuan pankartat dhe gjërat personale të blloqeve studentore përpara se të largoheshin nga ambientet e kampusit.

Përleshjet pasuan midis dhjetëra civilëve dhe forcave izraelite në afërsi të universitetit pas bastisjes, ku ushtria përdori plumba dhe bombola gazi lotsjellës për të shpërndarë studentët.

Të hënën, Blloku Studentor Pole, krahu studentor i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës), organizoi një ekspozitë në kampus për të përkujtuar përvjetorin e themelimit të frontit.

Ndërkohë, blloku islamik pritet të organizojë të martën një ceremoni për të përkujtuar 34-vjetorin e themelimit të lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas.​​​​​​​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın