Bota

Ushtria izraelite arreston rreth 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Dëshmitarët raportuan se midis të arrestuarve ishte Naser al-Din al-Shaer, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Arsimit i Palestinës, i cili u lirua pas marrjes në pyetje

Qais Omar Darwesh Omar, Halime Afra Aksoy  | 10.12.2025 - Përdıtësım : 10.12.2025
Ushtria izraelite arreston rreth 100 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtarët izraelitë arrestuan rreth 100 palestinezë gjatë bastisjeve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat izraelite bastisën në orët e para të mëngjesit qytetet Nablus, Salfit, disa qyteza në Jenin, në Tulkarm, Qalqilya, Jericho dhe qytezat Ayzariyah dhe Abu Dis në lindje të Kudsit.

Bëhet e ditur se 50 persona u arrestuan në Nablus, 15 në Salfit, 13 në Jericho dhe rreth 20 në qytetet në lindje të Kudsit. Midis të arrestuarve ishin aktivistë dhe zyrtarë nga Hamasi dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), disa prej të cilëve u liruan më vonë.

Shumica e palestinezëve të arrestuar u liruan pas marrjes në pyetje në hapësirë publike. Dëshmitarët raportuan se midis të arrestuarve ishte Naser al-Din al-Shaer, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Arsimit i Palestinës, i cili u lirua pas marrjes në pyetje.

Gjithashtu, Muhammad al-Aride, një ish-i burgosur që ishte liruar, u arrestua në qytetin Arabe, në jug të Jeninit.


- Sulmet izraelite ndaj tokave palestineze po shtohen

Sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara (OKB), sulmet nga izraelitët ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit, periudhë kjo për të cilën ka filluar mbajtja e të dhënave.

Që kur Izraeli nisi ofensivën në Rripin e Gazës në tetor 2023, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.