Ikrame Imane Kouachi
27 Tetor 2024•Përditësim: 27 Tetor 2024
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se katër ushtarë të tjerë të saj janë vrarë dhe 14 janë plagosur në Libanin jugor, transmeton Anadolu
Ushtria izraelite tha se viktimat ndodhën në betejat me luftëtarët e Hezbollahut në Libanin jugor.
Pesë nga ushtarët e plagosur, sipas ushtrisë izraelite, janë në gjendje të rëndë.
Izraeli nisi një fushatë masive ajrore në Liban muajin e kaluar në një përshkallëzim nga lufta 1-vjeçare ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës brutale izraelite ndaj Rripit të Gazës.
Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 2.650 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.300 të tjerë janë plagosur në Liban si pasojë e sulmeve izraelite që nga viti i kaluar.
Izraeli në fillim të këtij muaji zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor.