Mahmoud Barakat
05 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
ANBAR (AA) – Ushtria irakiane të martën ka rimarrë nga organizata terroriste DAESH rajonin Xheziretur Ramadi (Ishulli Ramadi) në perëndim të Irakut, bëri të ditur një komandant i lartë i ushtrisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për AA, gjeneral majori Ismail al-Mahallawi, kreu i Komandës së Operacioneve të Ushtrisë në Anbar, tha se forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, morën kontrollin e rajonit dhe vranë dhjetëra militantë të DAESH-it.
“Forcat tona janë vendosur tani në të gjithë ishullin dhe po punojnë në çminimin e minave tokësore të vëna nga militantët e DAESH-it”, tha ai.