Arif Yusuf,Said İbicioğlu
05 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
NINOVA (AA) - Të paktën 20 anëtarë të organizatës Hashdu-i Ashair e mbështetur nga fiset irakiane suni, kanë mbetur të vrarë, si pasojë e një sulmi nga avionët e forcave të koalicionit kundër organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, komandanti i Hashdu-i Ashair, Shejh Nazhanu Sahr El Lehibi, ka thënë se forcat e koalicionit kanë goditur gabimisht ushtarët e tyre në rajonin Kajjara, që ndodhet në jug të Musulit. Ai ka theksuar se si pasojë e sulmit të paktën 20 ushtarë kanë mbetur të vrarë.
Nga ana tjetër Lehibi ka thënë gjithashtu se DAESH, ka sulmuar disa fshatra në këtë rajon, dhe si rrjedhojë 4 militantë të organizatës terroriste kanë mbetur të vrarë.
Ushtria irakiane mori nën kontroll më 25 gusht rajonin Kajjara i cili ndodhet rreth 69 kilometra në jug të qytetit të Musulit.