İdris Okuducu
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
MOSUL (AA) - Njoftohet se ushtria e Irakut që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit e deri më tani ka vrarë 70 militantë të organizatës terroriste DAESH dhe ka asgjësuar 13 autobomba të cilat posedonin gaz kimik, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Komanda e Operacioneve të Përbashkëta thuhet se "Ushtria e Irakut dhe forcat e koalicionit ndërkombëtar vazhdojnë sulmet kundër objektivave të organizatës terroriste DAESH. Në sulme dhe konflikte janë vrarë 70 militantë. Krahas kësaj janë asgjësuar 13 autobomba, ku mjetet shpërthyese përmbanin gaz klorin".