Safiye Karabacak
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor arrestuan 12 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ushtrisë izraelite theksohet se 12 palestinezë në mbarë Bregun Perëndimor janë arrestuar për shkak të “veprimeve në aktivitete terroriste kundër ushtarëve dhe civilëve”.
Arrestimet janë të shpeshta në rajonin Ez-Zahiriyye dhe Dure, në jug të Bregut Perëndimor, dhe në kampin e refugjatëve Jenin dhe vendet Anza dhe Beni Hasan, në veri të Bregut Perëndimor.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë shpesh herë kryejnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, dhe për arsye të ndryshme arrestojnë palestinezë.