Zehra Aydın,Arif Mehmet İpek
16 nëntor 2015•Përditësim: 16 nëntor 2015
ANKARA (AA) - Sipas të dhënave të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) numri i sirianëve që jetojnë në Evropë është rritur rreth pesëfish në krahasim me vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të UNHCR-së numri i sirianëve të cilët jetojnë në Evropë vitin e kaluar kanë qenë 137 mijë e 947, ndërsa këtë vit është rritur për 681 mijë e 713.
Në Evropë më shumë sirianë jetojnë në Serbi, ku ka gjithsej 205 mijë e 578 sirianë.
Shteti i dytë me më shumë popullatë nga Siria është Gjermania ku ka 153 mijë e 655. Në Suedi ka 93 mijë e 268, në Hungari 71 mijë e 845, në Austri 27 mijë 379, ndërsa në Holandë 22 mijë e 159 sirianë.
Shtetet me më pak sirianë janë Letonia me 89, Estonia 42 dhe Lituania 29 persona.
- Brenda katër vitesh në Detin e Mesdhe u mbytën më shumë se 9 mijë emigrantë-
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim që nga viti 2011 në Detin e Mesdhe jetën e kanë humbur 9 mijë e 506 emigrantë.
Ky numër në vitin 2011 ka qenë 1 mijë e 500, në vitin 2012 ishte 500, në vitin 2013 arriti në 600, kurse në vitin 2014 u rrit në 3 mijë e 500 dhe deri në nëntor të vitit 2015 jetën e humbën 3 mijë e 406 persona.
- Rojet bregdetare kanë kapur 77 mijë e 494 shtetas të huaj
Sipas të dhënave të Rojës Bregdetare të Turqisë këtë vit duke e konsideruar edhe muajin nëntor janë zhvilluar 2 mijë e 73 lëvizje të migracionit të parregullt. Në këtë kontekst janë kapur 77 mijë e 494 persona, ndërsa 188 persona e kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut.
Madje, 149 organizatorë të cilët kanë qenë në përpjekje për ti transportuar refugjatët nga Turqia në Evropë janë arrestuar nga ana e rojeve bregdetare.
Ndryshe, vitin e kaluar në 574 lëvizje të migracionit, janë kapur 14 mijë e 961 shtetas të huaj dhe 106 organizatorë, ndërsa 69 persona ishin mbytur në rrugëtimet e tyre për në Evropë.