Rahmi Gündüz
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
PARIS (AA) – Organizata për Shkencë, Arsim dhe Kulturë pranë Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka bërë të ditur se nevojiten reforma në arsim për t’i arritur qëllimet globale, raporton Anadolu Agency (AA).
Sot për opinionin është publikuar raporti vjetor i Monitorimit Global të Arsimit (GEM) pranë UNESCO-s, me qendër në Paris.