Talha Yavuz
31 Mars 2021•Përditësim: 31 Mars 2021
Me 407 vdekje në 24 orët e fundit në Ukrainë regjistrohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës, me 11.226 raste të reja numri i rasteve gjithsej ka arritur në 1.674.168.
Ndërkohë, në vendin ku janë kryer mbi 139 mijë teste për COVID-19, me 407 vdekje të reja, numri gjithsej i vdekjeve ka rritur në 32.825.
Teksa 5.558 persona janë shtruar në spital, në vend janë shëruar gjithsej 6.405 njerëz.
Në vend punimet e vaksinimit masiv kanë filluar më 24 shkurt dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 231.566 persona.
Numri më i lartë i rasteve ditore në Ukrainë u regjistrua më 26 mars me 18.132 infektime.