Ekip
31 Mars 2023•Përditësim: 01 Prill 2023
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, njoftoi se forcat ruse kryen natën sulme ndaj vendbanimeve në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ushtria ruse ka kryer 11 sulme me raketa, 4 sulme ajrore dhe ka hapur zjarr 43 herë nga sistemet multiraketahedhëse.
Rusia vazhdon të zbatojë "taktikën e terrorit kundrejt civilëve" theksohet në deklaratën ku thuhet se "Armiku me sistemin ajror S-300 lëshoi në orët e natës 9 raketa ndaj strukturës civile të qytetit Kharkiv".
Po ashtu në deklaratë vihet në dukej se janë rrëzuar 9 prej 10 mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) që ushtria ruse përdori në sulmet e saj ajrore.
Bilogorivka, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka janë ende bazat qendrore të konflikteve, njoftohet në deklaratën në të cilën thuhet se rusët në 24 orët e fundit vazhduan sulmet e tyre ndaj vendbanimeve në rajonet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
Guvernatori i Kharkivit, Oleg Sinegubov, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, informoi se gjatë natës kundër Kharkivit u lëshuan 9 raketa, se në sulme u dëmtuan shtëpitë dhe infrastruktura civile dhe se u plagosën lehtë 3 persona.
Edhe në një deklaratë nga qendra për shtyp e prefekturës së rajonit Zaporizhzhia pretendohet se nga sulmet e forcave ruse në rajon janë dëmtuar civilët dhe më tej thuhet se "Armiku, kreu sulme njëri pas tjetrit me multiraketahedhës ndaj qendrës së rajonit dhe zonat përreth".
Ndër të tjera në deklaratë theksohet se nga sulmet është prekur infrastruktura civile dhe se nuk ka të vdekur ose të plagosur.