Bahtiyar Abdülkerimov
22 prill 2022•Përditësim: 22 prill 2022
Ushtria ruse e cila i ka shpallur luftë Ukrainës ka humbur 21.200 ushtarë, 176 avionë, 153 helikopterë dhe 838 tanke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë deklarata lidhur me të dhënat për humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt - 22 prill.
Sipas deklaratës, nga ushtria ruse që sulmon Ukrainën janë vrarë 21.200 ushtarë si dhe janë rrëzuar 176 avionë, 153 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 838 tanke, 2.162 mjete të blinduara, 397 topa, 138 sisteme raketahedhëse dhe 69 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.523 automjete, 8 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 76 mjete të karburantit dhe 172 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë.