Davit Kachkachishvili
06 Qershor 2023•Përditësim: 06 Qershor 2023
Ushtria ruse ka kryer natën sulme me raketa kundër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, ndërsa të gjitha 20 objektivat u shkatërruan në ajër, transmeton Anadolu.
Kreu i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit, Sergey Popko në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale tha se ushtria ruse ka kryer sërish sulm me raketa ndaj Kievit.
"Ushtria ruse mbrëmë natën ka kryer sulm ajror intensiv ndaj Kievit", thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se nga rajoni i Detit Kaspik janë lëshuar drejt kryeqytetit raketa lundruese të llojit X-101/555.
Në deklaratën e Popko-s thuhet se sipas informacioneve aktuale të gjitha objektivat janë shkatërruar nga forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. "Sipas informacioneve paraprake, nga forcat e mbrojtjes ajrore në hapësirën ajrore të KIevit dhe përreth tij janë identifikuar dhe shkatërruar mbi 20 objektiva të armikut", thuhet më tej në deklaratë.
Popko tha se pjesët e raketave të shkatërruara kanë dëmtuar linjat elektrike në lagjen Desnyan të qytetit si dhe dritaret e një marketi ndërsa aktualisht nuk ka ndonjë informacion nëse ka apo jo të vdekur apo të plagosur.