Ukraina ratifikon marrëveshjen për mineralet me SHBA-në
Marrëveshja, e nënshkruar më 30 prill në Washington, vjen pas disa muajsh negociatash të vështira dhe një shkëmbimi të ashpër midis zyrtarëve nga të dy vendet në Zyrën Ovale në muajin shkurt

Istanbul
Parlamenti i Ukrainës (Verkhovna Rada) ka ratifikuar një marrëveshje partneriteti për mineralet dhe ekonominë, të nënshkruar muajin e kaluar me SHBA-në, me çka hapet rruga për investime të përbashkët në përpjekjet e rindërtimit pas luftës, transmeton Anadolu.
Ligjvënësi ukrainas, Yaroslav Zheleznyak, në rrjetin Telegram njoftoi se parlamenti ukrainas e miratoi marrëveshjen me 338 vota pro dhe asnjë kundër.
Marrëveshja, e nënshkruar më 30 prill në Washington, vjen pas disa muajsh negociatash të vështira dhe një shkëmbimi të ashpër midis zyrtarëve nga të dy vendet në Zyrën Ovale në muajin shkurt.
Sipas marrëveshjes, Kievi dhe Washingtoni do të krijojnë një fond të përbashkët investimesh, i cili do të financohet pjesërisht nga të ardhurat nga sektori i nxjerrjes së burimeve natyrore të Ukrainës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.