Davit Kachkachishvili
19 Gusht 2022•Përditësim: 19 Gusht 2022
Ministri i Infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, ka deklaruar se falë marrëveshjes së korridorit të grurit të nënshkruar në Istanbul nën kujdesin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, korridori i drithit funksionon me efikasitet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kubrakov në llogarinë e tij në twitter njoftoi se sot në portin e qytetit Odessa pritën sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.
Duke theksuar se ai dhe Guterres shqyrtuan procesin e ngarkimit të anijeve me grurë, Kubrakov tha se "për shkak të iniciativës së drithit në Detin e Zi mund të themi lirisht se po funksionon me efikasitet korridori i grurit".