Ekip
15 Mars 2018•Përditësim: 16 Mars 2018
BOGOTA (AA) - Objektivi i Anadolu Agency (AA) ka kapur pamje të të pastrehëve në kryeqytetin e Kolumbisë Bogota të cilët vazhdojnë jetën në rrugë për shkak të varësisë nga alkooli dhe lëndët narkotike.
Në Bogota gjenden një numër i madh i të pastrehëve të cilët janë të detyruar të jetojnë rrugë, kanale dhe nën ura si pasojë e problemeve me varësinë nga lëndët narkotike ose alkoolizmi.
Për largimin e tyre nga kjo situatë organizohen ndihma, programe të spitaleve vendore dhe aktivitete të ndryshme vullnetare, ndërsa ofrohen edhe mbështetje për strehim gjatë natës dhe mbështetje psikosociale.
Në Kolumbi ekziston ligj për të mbrojtur të pastrehët, që të mos detyrohen me forcë të marrin pjesë në programet e trajtimit nga ana e shtetit.
Po ashtu, me këtë, zyrtarisht ndalohet që nëpunësit policorë t'i detyrojnë të pastrehët të largohen nga vendi që kanë zgjedhur ose të intervenojnë ndaj tyre.
Nga ana tjetër, bizneset dhe pronarët e tyre ankohen nga kjo gjendje.