Ekip
02 Maj 2021•Përditësim: 03 Maj 2021
Të krishterët ortodoksë sot kremtojnë festën më të madhe krishtere, Pashkët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Si çdo vit, sipas traditës, në kisha mbahen liturgji të Pashkëve, të cilat këtë vit u janë përshtatur masave të veçanta epidemiologjike për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ritualet me rastin e festës fillojnë të Enjten e Madhe kur, para lindjes së diellit, amviset i ngjyrosin vezët e para të kuqe të Pashkëve.
Të krishterët ortodoksë kryesisht festojnë Pashkët me familjet e tyre, duke përgatitur ushqime tradicionale dhe duke shkuar në kishë.