BALLKANI

Gjenden 40 migrantë në rrugën rajonale Shtip - Radovish

Pas kontrollit të automjetit u gjetën 40 migrantë, 12 prej të cilëve janë adoleshentë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut

Admir Fazlagikj  | 14.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Gjenden 40 migrantë në rrugën rajonale Shtip - Radovish

Shkup

Zyrtarët policor të Maqedonisë së Veriut të enjten kanë ndaluar një automjet transportues në të cilin janë kapur 40 migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Me datë 13.06.2019 rreth orës 14:30 në rrugën rajonale Shtip-Radovish, në lokacionin e quajtur 'kilometri i 6-të', zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin transportues 'Mercedes' me targa të Shkupit, të drejtuar nga 46-vjeçari Z.P. nga fshati Petrovec i Shkupit. Pas kontrollit të automjetit u gjetën 40 migrantë (26 nga Pakistani, 10 nga Siria dhe 4 nga Egjipti) prej të cilëve 12 janë adoleshentë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Në kumtesë po ashtu thuhet se personi Z.P. u ndalua në stacionin policor në Shtip, ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.