Beyza Binnur Dönmez
07 Maj 2022•Përditësim: 08 Maj 2022
Turqia i shprehu ngushëllime Kubës për shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi në kryeqytetin Havana, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se shumë njerëz humbën jetën në një shpërthim që ndodhi dje në një hotel në Havana, Kubë”, tha ministria në një deklaratë.
“Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin mik dhe qeverinë e Kubës, dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratë.
Një shpërthim i fortë goditi hotelin Saratoga në Havana të premten, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 64 të tjerë, tha qeveria kubane.
Shpërthimi mund të ketë ndodhur për shkak të punimeve me gazin e lëngshëm që po kryheshin në hotel, i cili ishte planifikuar të rihapej më 10 maj.