Övünç Kutlu
05 Maj 2022•Përditësim: 05 Maj 2022
Rritje vjetore prej 24.6 për qind i shtyu eksportet e Turqisë në një rekord mujor prej 23.4 miliardë dollarë në prill, tha sot ministri i Tregtisë, Mehmet Mus, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kjo shumë është më e larta e të gjitha kohërave në eksportet mujore", shkroi ai në Twitter.
Ministri shtoi se eksportet e Turqisë në 12 muajt e fundit janë rritur mbi 240 miliardë dollarë.
Importet e vendit në prill arritën në 29.4 miliardë dollarë, një rritje vjetore prej 34.9 për qind, sipas shifrave të Ministrisë së Tregtisë.
Vëllimi i tregtisë së jashtme në prill u rrit me 30.1 për qind me bazë vjetore në 52.8 miliardë dollarë.
Destinacioni më i madh i eksportit të Turqisë muajin e kaluar ishte Gjermania me mbi 2 miliardë dollarë, e ndjekur nga SHBA-ja me gati 1.8 miliardë dollarë dhe Britania e Madhe me më shumë se 1.1 miliardë dollarë.