Derya Gülnaz Özcan
26 Maj 2022•Përditësim: 26 Maj 2022
Në Greqi janë djegur materialet e ndihmave humanitare të mbledhura për refugjatët ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në shtypin grek, në zjarrin që përfshiu paletat në stadiumin e Miqësisë dhe Paqes (SEF) në Pireas, kishte rroba të mbledhura nga Ambasada e Ukrainës në Athinë për t'u dërguar për refugjatët.
Zjarri i cili ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe ende nuk është përcaktuar arsyeja, është shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve. Një pjesë e madhe e materialeve të ndihmave humanitare janë bërë të papërdorshme nga zjarri.