Ecenur Çolak
21 Shtator 2017•Përditësim: 22 Shtator 2017
ANKARA (AA) - Pas takimit trilateral ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit dolën me një deklaratë të përbashkët me të cilën paralajmërohet Qeveria Rajonale Kurde e Irakut që të distancohet nga referendumi që ka planifikuar. Tre ministrat kanë rikonfirmuar vendosmërinë në çështjet e unitetit politik dhe integritetit territorial të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
I ndodhur në New York të SHBA-ve për të marrë pjes në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një takim me ministrat e Jashtëm të Irakut dhe Iranit.
Në deklaratën e përbashkët pas takimit, tre ministrat kanë theksuar se kanë biseduar mbi referendumin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut.
Më tej në deklaratën thuhet se duhet një fokusim në rëndësinë e çlirimit të terrritoreve që ndodhen nën kontrollin e DEASH-it, ndërsa tërhiqet vëmendja se për të arritur stabilitet dhe siguri të përhershme në Irak është e rëndësishme vendosja e stabilitetit pas çlirimit të tyre nga DEASH-i.
Më tej në deklaratë thuhet se "Tre ministrat kanë shprehur shqetësimet në lidhje me referendumin që Qeveria Rajonale Kurde e Irakut ka planifikuar të mbajë më 25 shtator 2017 dhe e cila vendos në rrezik fitoret e arritura me vështirësi të Irakut kundër DEASH-it. Gjithashtu tre ministrat pasi kanë vënë theksin se referendumi i planifikuar është në kundërshtim me kushtetutën, ata kanë bërë të ditur shqetësimet për hapjen e rreziqeve të mosmarrëveshjeve të reja që do jetë vështirë të zgjidhen në rajon".
"Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Irakut dhe Iranit theksuan në mënyrë të qartë se janë kundër referendumit. Ministrat kanë vendosur të paralajmërojnë udhëheqësit e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut që të distancohen nga referendumi. Ministrat të cilët kanë nënvizuar se referendumi nuk do të ofrojë ndonjë përfitim për kurdët dhe Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut, ata janë dakordësuar që në këtë kontekst të kenë parasysh marrjen e kundërmasave në bashkëveprim", qëndron në deklaratë.
"Ministrat kanë ripërsëritur për rëndësinë e mbështetjes së Turqisë dhe të Iranit në çështjen e arrtijes së zgjidhjes dhe marrjes nën kontroll të kësaj çështjeje, nevojën e përpjekjeve të përbashkët ndërkombëtare për të bindur Qeverinë Rajonale Kurde e Irakut që të heqë dorë nga referendumi ndërsa kanë ripërsëritur thirrjen që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ndërhyjë në këtë çështje", thuhet më tej në deklaratë.