Turqia, Bota, Koronavirusi

Turqia dërgon ndihma mjekësore në Niger

Turqia vazhdon ndihmat e saj me produkte mjekësore për vendet e prekura nga pandemia e COVID-19

Muhammed Boztepe  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
Turqia dërgon ndihma mjekësore në Niger

Ankara

Një avion ushtarak me ndihma mjekësore u nis nga Ankaraja drejt Nigerit, një nga vendet e prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia vazhdon ndihmat e saj me produkte mjekësore për vendet e prekura nga pandemia e COVID-19.

Me qëllim luftën kundër COVID-19, Turqia me udhëzim të presidentit Recep Tayyip Erdoğan i dërgoi Nigerit maska, veshje mbrojtëse dhe syze.

Produket e përgatitura nga Ministria e Shëndetësisë pasi u ngarkuan në avionin gjigand A 400M të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u nisën drejt Nigerit.

Mbi kutitë e ndihmës së dërguar krahas stemës së Presidencës, ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe franceze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi: "Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.