Bota

Türkiye, shpëtohen 75 emigrantë të parregullt në Egje

Komanda e Rojës bregdetare në Mugla tha se disa varka shpëtimi u dërguan në zonë pasi u mësua se dhjetëra emigrantë të parregullt po luftonin në det

Sabri Kesen  | 28.06.2022 - Përdıtësım : 29.06.2022
Türkiye, shpëtohen 75 emigrantë të parregullt në Egje

Muğla

Njësitë e Rojës bregdetare turke sot shpëtuan dhjetëra emigrantë të parregullt në Detin Egje afër provincës Mugla pas kthimit prapa nga autoritetet greke, raporton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Rojës bregdetare në Mugla tha në një deklaratë se disa varka shpëtimi u dërguan në zonë pasi u mësua se dhjetëra emigrantë të parregullt po luftonin në det.

Tridhjetë e gjashtë prej tyre u shpëtuan nga autoritetet turke dhe varkat e tyre u tërhoqën drejt territorit turk.

Gjithashtu, 29 të tjerë u shpëtuan në rrethin Datça kur një varkë e Rojës bregdetare turke i gjeti ata.

Emigrantët e parregullt u dërguan në Zyrën provinciale të migracionit për një proces të rregullt.

Greqia është rruga kryesore për në Bashkimin Evropian për azilkërkuesit që vijnë nga Turqia.

Turqia dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar vazhdimisht praktikën e paligjshme të Greqisë për të larguar azilkërkuesit, duke thënë se ajo shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar duke rrezikuar jetën e njerëzve vulnerabël, përfshirë gratë dhe fëmijët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın