Bota

Turisti japonez humb jetën në Everest

Në shtetin aziatik Nepal, një turist japonez ka humbur jetën për shkak të sëmundjes akute të maleve në afërsi të kampit kryesor të Everestit

Emre Aytekin  | 14.11.2018 - Përdıtësım : 15.11.2018
Turisti japonez humb jetën në Everest

Ankara

ANKARA (AA) - Në shtetin aziatik Nepal, një turist japonez ka humbur jetën për shkak të sëmundjes akute të maleve në afërsi të kampit kryesor të Everestit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, 63 vjeçari Hiroyuki Yoshizaki i cili bënte shëtitje malore përreth maleve Himalaje, ka humbur jetën për shkak të komplikimeve respiratore të lidhura me kushtet e lartësisë së madhe në një hotel në afërsi të kampit kryesor të malit Everest.

Zyrtari i policisë në provincën Solukhumbu, Rabin Karki njoftoi se turisti japonez të martën ka arritur tek hoteli në një lartësi prej 5.180 metrash, i cili ka treguar shenja të sëmundjes akute të maleve, ndërsa stafi i ka dhënë oksigjen shtesë por kjo nuk ka mjaftuar dhe gjendja e Yoshizakit është përkeqësuar dhe ka vdekur.

Ngjitjet në Everest ndodhin në muajt e pranverës. Ndërsa rajoni në vjeshtë njihet si stina e ecjeve të natyrës. Dhjetra mijëra turistë nga mbarë bota çdo vit ecin nëpër shtigjet popullore të rrugëve malore në Nepal.

Sëmundja akute e maleve është sëmundje e cila shkaktohet nga zbritja e përqindjes së okisgjenit në ajër. Simptomat janë vështirësi në frymëmarrje, të përziera në stomak dhe dhimbje koke.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.