Hakan Çopur
05 Tetor 2017•Përditësim: 05 Tetor 2017
UASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi Las Vegasin pas sulmit të armatosur që ndodhi të dielën në mbrëmje ku humbën jetën 58 persona. Ai zhvilloi takime me familjarët e viktimave, të plagosurit dhe forcat e sigurisë të cilët ndërhynë kundër sulmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump në vizitën e tij në Las Vegas fillimisht është takuar me disa të plagosur në University Medical Center, ku pas kësaj në një deklaratë të shkurtër për gazetarët Trump tha: "Sot këtu kam vërejtur një profesionalizëm të pabesueshëm në punët që keni kryer këtu. Disa nga të sëmurët janë plagosur shumë keq sepse nuk kanë mundur të largoheshin nga vendi i ngjarjes për të ndihmuar njerëzit që ndodheshin të shtrirë në tokë. Ky është një guxim i madh".
Në lidhje me qytetarin amerikan 64 vjeçarin Stephen Paddock që kreu sulmin presidenti Trump përdori shprehjen "një person shumë i sëmurë dhe i çmendur".
Pas fjalimit presidentit Turmp i janë dhënë informacione për një zjarrëfikës i cili ka shpëtuar shumë jetë në sulm ndërsa presidenti ka shkuar pranë dhe është takuar me këtë person.
"Situata mund të ishte edhe më e keqe"
Trump më pas ka vizituar qendrën e policisë në Las Vegas dhe në një fjalim gjatë takimit me policët që ndërhynë ndaj sulmit ai tha se "Është i papërshkrueshëm guximi që dëshmuan amerikanët natën e së dielës. Sikur policia të mos kishte ndërhyrë mjaftueshëm situata mund të ishte edhe më e keqe. Amerika aktualisht me kuptimin e plotë është një vend në zi".
Ndërkohë bëhet e ditur se ka shkuar në mbi 8 milionë dollarë shuma e parave të mbledhura në fushatën e nidhmës të nisur në faqen e internetit "gofundme" për të afërmit e viktimave të sulmit në Las Vegas.
Në Las Vegas qytetari amerikan Stephen Paddock kreu një sulm të armatosur duke hapur zjarr mbi njerëzit të cilët ndodheshin në një koncert natën e të dielës, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 58 persona dhe u plagosën rreth 525 të tjerë.
Byroja Federale e Hetimeve ka njoftuar se sulmuesi nuk ka lidhje me asnjë organizatë terroriste ndërkombëtare.