Hakan Çopur
06 Dhjetor 2017•Përditësim: 06 Dhjetor 2017
WASHINGTON (AA) - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, deklaroi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump të mërkurën do të kumtojë vendimin në lidhje me zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën ditore për media në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësja Sanders dha një deklaratë në lidhje me vendimin e Trump-it për Jerusalemin, ku pas një pyetjeje se presidenti Trump ka biseduar me disa liderë të vendeve dhe se në këto biseda ka marrë paralajmërime që të mos "zhvendos ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem", zëdhënësja tha se "Nuk dëshiroj të hyj në detajet e kësaj çështjeje të cilën presidenti do ta kumtojë të mërkurën".
Presidenti amerikan Trump ka shprehur qëllimin e tij për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë bisedave telefonike që ka zhvilluar ditën e djeshme me presidentin palestinez Mahmud Abbas, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.
Abbas në bisedë ka paralajmëruar Trump-in se nëse do të ndërmarrë një hap të tillë kjo do të dëmtojë procesin e paqes dhe se do të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe global.
Trump gjithashtu ka zhvilluar biseda telefonike edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.