Bota

Trump shtyn afatin e ndalimit të platformës TikTok deri në shtator

- Në vitin 2024, Kongresi i SHBA-së miratoi një ligj dypartiak që kërkon nga ByteDance, kompania mëmë kineze e platformës TikTok, të shesë operacionet e saj në SHBA ose të përballet me një ndalim në mbarë vendin

Muhammed Yasin Güngör  | 19.06.2025 - Përdıtësım : 19.06.2025
Trump shtyn afatin e ndalimit të platformës TikTok deri në shtator

Istanbul

STAMBOLL (AA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që shtyn afatin për zbatimin e ndalimit ndaj platformës TikTok me 90 ditë, respektivisht deri më 17 shtator, në këtë mënyrë dukë shënuar shtyrjen e tretë për ndalimin e aplikacionit të kontrolluar nga kompania kineze, transmeton Anadolu.

“Sapo nënshkrova urdhrin ekzekutiv për zgjatjen e afatit të mbylljes së TikTok për 90 ditë,” shkroi Trump në rrjetin Truth Social.

Urdhri e udhëzon Departamentin e Drejtësisë të përmbahet nga zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Amerikanëve nga Aplikacionet e Kontrolluara nga Kundërshtarë të Huaj, si dhe nga vendosja e ndëshkimeve ndaj subjekteve për mos respektim gjatë periudhës së zgjatjes.

Në vitin 2024, Kongresi i SHBA-së miratoi një ligj dypartiak që kërkon nga ByteDance, kompania mëmë kineze e platformës TikTok, të shesë operacionet e saj në SHBA ose të përballet me një ndalim në mbarë vendin.

Ligji u motivua nga shqetësimet për sigurinë kombëtare, duke shprehur frikë se TikTok mund të detyrohet të ndajë të dhëna të ndjeshme të përdoruesve amerikanë me Pekinin ose të lejojë fushata të fshehta ndikimi.

Gjykata Supreme e SHBA-së e konfirmoi kushtetutshmërinë e ligjit në muajin janar.

Më parë, Trump e kishte shtyrë ndalimin me 75 ditë sapo mori detyrën dhe më pas edhe një herë tjetër në prill.

Platforma e shpërndarjes së videove përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë dhe doli përkohësisht jashtë funksionit përpara inaugurimit të dytë të presidentit Trump, duke u rikthyer më pas premtimit të Trumpit për shtyrje të zbatimit të ndalimit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın