Emre Aytekin
05 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pas sulmit terrorist në Londër në shkrimet e tij në rrjetin social Twitter theksoi domosdoshmërinë dhe shprehu mbështetjen për ndalimin e udhëtimit që po mendohet të vihet nga disa shtete muslimane për qytetarët e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në shkrimet e tij në orët e mëngjesit Trump tha se ndalimi për udhëtim i vënë për qytetarët e shtatë shteteve me popullsi me shumicë muslimane është i nevojshëm. Ai shtoi se do të ndërmerren hapat e nevojshme për aplikimin e këtij ndalimi i cili është ende duke u shqyrtuar në Gjykatën Supreme.
“Çfarë do që thonë avokatët, gjykatat e njerëzit, ajo çfarë na duhet është ndalimi i udhëtimit”, shkruan Trump, i cili kritikoi Departamentin e Drejtësisë për ofrimin e versionit më të butë të këtij ndalimi te Gjykata Supreme, ku ishte ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Federale Rajonale për anulimin e ndalimit.
“Duhet të ketë një version shumë më të ashpër”
“Departamenti i Drejtësisë do të duhej ta mbrojë versionin aktual të ndalimit të udhëtimit e jo atë të ofruar në Gjykatën Supreme në versionin e zbutur dhe politikisht të drejtë”, ka shkruar Trump.
“Ministria e Drejtësisë duhet të kërkojë procedim të përshpejtuar lidhur me versionin e zbutur të ndalimit të udhëtimit dhe më pas duhet ta mbrojë një version shumë më të ashpër”, ka shkruar më tej ai.
Duke theksuar se, “Ne do të bëjmë kontrolle të detajuara të sigurisë për të gjithë ata që hyjnë në vend", Trump njoftoi se çfarëdo që të jetë vendimi i gjykatës, kontrollet e detajuara në hyrjet e shtetit do të hynë në fuqi menjëherë.
“Në çdo rast, ne do t’u bëjmë të gjithëve që hynë në shtet kontrolle të detjuara të sigurisë. Gjykatat janë shumë të ngadalshme dhe të politizuara”, ka shkruar Trump.