Bota

Trump paralajmëron ndalimin e aplikacionit kinez TikTok

"Sa i përket TikTok-ut, ne po e përjashtojmë atë nga Shtetet e Bashkuara", tha presidenti amerikan

Handan Kazancı   | 01.08.2020
Trump paralajmëron ndalimin e aplikacionit kinez TikTok

Washington

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ndalojë aplikacionin kinez për ndarje videosh TikTok në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

"Sa i përket TikTok-ut, ne po e përjashtojmë atë nga Shtetet e Bashkuara", u tha Trump mbrëmë gazetarëve në avion gjatë kthimit në kryeqytet nga Florida.

Ai shtoi se së shpejti do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në këtë drejtim.

Komentet e tij erdhën pas raportimeve që gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft ishte në bisedime për të blerë TikTok-un.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın