Bota

Trump: Lirimi i Michael White hap derën e marrëveshjes me Iranin

"Faleminderit Iranit, kjo tregon se marrëveshja është mundur!", u shpreh Trump pas lirimit të Michael White dhe perspektivat për ta çuar përpara paktin

Michael Gabriel Hernandez  | 05.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Trump: Lirimi i Michael White hap derën e marrëveshjes me Iranin

Washington

Lirimi i veteranit të Marinës nga burgjet iraniane tregon se pakti me Teheranin i kërkuar nga SHBA për dy vjet mund të jetë i arritshëm, deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Michael White u largua nga Irani herët të enjten në një avion zviceran. Ai zbarkoi në Cyrih të Zvicrës dhe "së shpejti" do të udhëtojë me një aeroplan për në SHBA", shkroi Trump në twitter pasi konfirmoi më parë lirimin e tij.

"Faleminderit Iranit, kjo tregon se marrëveshja është e mundur!", tha Trump, me gjasë duke iu referuar marrëveshjes me Republikën Islamike që ai ka kërkuar që nga maji i vitit 2018, kur ai u largua në mënyrë të njëanshme nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) në maj 2018, përkundër kundërshtimeve nga të gjithë nënshkruesit e tjerë.

Trump mbron qëndrimin se marrëveshja bërthamore ishte e pamjaftueshme për të frenuar programin bërthamor të Teheranit. Ai gjithashtu dëshiron një marrëveshje të mundshme për të mbuluar të gjitha aktivitetet iraniane që ai i konsideron se janë "të dëmshme" për rajonin.

JCPOA, e ndërmjetësuar nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gjermania, BE dhe Irani, vendosi frenime të papara të programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike, të cilat u rivendosën nga Trump, duke zemëruar Iranin.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Iranit kanë qenë të tensionuara për shkak të sanksioneve dhe një seri sulmesh misterioze në rajon për të cilat Trump fajëson Iranin, si dhe vendimin e presidentit për të vrarë ish-arkitektin e veprimtarive ushtarake rajonale të Iranit në fillim të këtij viti.

White, familja e të cilit thotë se vuan nga probleme shëndetësore, ishte në mesin e një grupi të gjerë të burgosurish që u lirua nga burgu në Iran për shkak të shqetësimeve për shëndetin e tyre pasi koronavirusi përhapet me shpejtësi në atë vend. Ai raportohet se rezultoi pozitiv me COVID-19.

Lirimi i White erdhi pas deportimit të një shkencëtari iranian në fillim të kësaj jave. Sirios Asghari u lirua për mashtrim dhe vjedhje të sekretit tregtar në muajin nëntor, por raportohet se ishte mbajtur në paraburgim të imigracionit në atë kohë dhe kishte kontraktuar koronavirusin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın