Hakan Çopur
20 korrik 2019•Përditësim: 20 korrik 2019
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me konfiskimin e tankerit britanik të naftës nga Irani në Ngushticën e Hormuzit akuzoi Teheranin se po "shkakton vetëm probleme", transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me konfiskimin e tankerit të Britanisë së Madhe nga Irani tha se po ndjekin nga afër çështjen. "Irani shkakton vetëm probleme dhe çështjen do ta bisedojmë me Britaninë", tha ai.
"Në ngjarje janë përfshirë një ose dy tankerë", tha Trump duke rikujtuar se mes tyre dhe Britanisë nuk ka ndonjë marrëveshje me shkrim lidhur me çështjen.
Për shkak se SHBA përdor burimet e saj të energjisë, në rajonin në fjalë ajo nuk ka shumë tankerë nafte, theksoi Trump duke shtuar se anijet amerikane në rajon janë kryesisht anije luftarake.
- Trump bisedë telefonike me Macron
Shtëpia e Bardhë njofton se Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku dhe janë dakorduar edhe njëherë në çështjen se "nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që Irani të posedojë armë bërthamore".
Media iraniane njoftoi se Ushtria e Gardës Revolucionare të Iranit ka ndaluar tankerin britanik "Stena Impero" në Ngushticën e Hormuzit, gjë e cila është konfirmuar edhe nga pronari i tankerit i cili ka bërë të ditur se kanë humbur kontaktin me anijen dhe se ajo është nisur drejt Iranit.
Pak kohë pas ngjarjes në fjalë pretendohej se Irani ka ndërhyrë edhe ndaj një anijeje të dytë tanker të Britanisë në Ngushticën e Hormuzit.