Muhammed Bilal Kenasari
14 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
WASHINGTON (AA) - Republikani Donald Trump, i cili u zgjodh president i SHBA-ve ka theksuar se do të rikthejë afërsisht 2-3 milionë emigrantë që kanë hyrë në SHBA ilegalisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zgjedhjes si president intervistën e tij të parë televizive e ka dhënë për kanalin CBS, ku pavarësisht se intervista nuk është publikuar ende plotësisht ajo është bërë rendi i ditës vetëm me një pjesë të publikuar të saj.
Trump i cili edhe gjatë fushatës zgjedhore e ka shprehur qëndrimin e tij se do të rikthejë emigranët që kanë hyrë në rrugë ilegale nga kufijtë e Meksikës, edhe në intervistë ai ka përsëritur këto qëndrim. Ai tha se do të deportojë sa më parë emigrantët e paligjshëm të përfshirë në krim, numrin e të cilëve e ka njoftuar se janë 2-3 milionë. Do të deportohen me përparësi emigrantët që "kanë dosje penale, shitësit e drogës dhe anëtarët e bandave të armatosura", është shprehur Trump.
Ndaj Trumpit i cili kishte njoftuar gjatë fushatës zgjedhore se do të ndërtonte një mur mes Meksikës dhe SHBA-ve, u drejtua pyetja nëse a do ta realizojë apo jo këtë projekt. Ai ka theksuar se projekti është në vazhdim, por se kufiri nuk do të jetë i tërë me mur, pasi disa rajone do të mbyllen me tela.