Bota

Trump: Boeing "një zhgënjim i madh"

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se problemet me të cilat Boeing u përball pasi vitin e kaluar kur u rrëzuan dy avionët e saj, kishin një "ndikim të madh" në ekonominë amerikane

Beyza Binnur Dönmez  | 22.01.2020 - Përdıtësım : 23.01.2020
Trump: Boeing "një zhgënjim i madh"

Ankara

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se kompania gjigante e hapësirës ajrore Boeing është një "zhgënjim i madh", duke thënë se avioni 737 Max i kompanisë ka dëmtuar ekonominë amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Ndërmarrje shumë zhgënjyese", tha Trump gjatë një interviste me CNBC në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, kur u pyet për afatin e ri të Boeing për të rikthyer modelin në funksion.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi kompania me qendër në Chicago njoftoi se nuk pret se rregullatorët federalë do të aprovojnë deri në verë ndryshimet e saj në modelin 737 Max.

"Kjo është një nga kompanitë më të mëdha në botë, le të themi që prej një viti dhe pastaj ndodhin gjëra të papritura", tha Trump.

Ai theksoi se problemet me të cilat Boeing u përball pasi vitin e kaluar kur rrëzuan dy avionët e saj që shkaktoi vdekjen e 346 personave dhe duke detyruar kompaninë të nxirrte nga funksionimi një flotë të tërë, kishte një "ndikim të madh" në ekonomi.

"Unë jam i zhgënjyer me Boeing sepse pati një ndikim të jashtëzakonshëm. Ju e dini, kur flisni për rritjen, është aq e madhe sa disa njerëz thonë se është më shumë se gjysmë pike të Prodhimit të Brendshëm Bruto", tha Trump.

"Kështu që Boeing është një zhgënjim shumë i madh për mua. Zhgënjim i madh", shtoi ai.

Modeli më i shitur i avionëve të Boeing u nxorr nga funksionimi në të gjithë botën pas rrëzimit të dy avionëve që kompanisë i kushtoi miliarda dollarë.

Më 10 mars, fluturimi ET-302 i Ethiopian Airlines u rrëzua shkurt kohë pasi fluturoi nga aeroporti në Addis Ababa, duke shkaktuar vdekjen e 157 personave në bord.

Modeli i njëjtë u përfshi edhe në aksidentin që ndodhi në tetor në Xhakarta të Indonezisë. Në aksident humbën jetën të gjithë 189 personat në bord në fluturimin JT610 të kompanisë Lion Air.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın