Trump bisedë telefonike me kryeministrin e Indisë, diskutojnë për tregtinë
"Folëm për shumë gjëra, por kryesisht për botën e tregtisë", tha presidenti amerikan Trump në Zyrën Ovale

Ankara
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi tha se zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili e përshkroi atë si një "bisedë të shkëlqyer", transmeton Anadolu.
"Faleminderit president Trump për telefonatën tuaj dhe përshëndetjet e ngrohta të Diwalit", shkroi Modi në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X.
Diwali, festivali hindu i dritave, u shënua në të gjithë vendin e Azisë Jugore të hënën.
"Në këtë festival dritash, dy demokracitë tona të mëdha le të vazhdojnë të ndriçojnë botën me shpresë dhe të qëndrojnë të bashkuara kundër terrorizmit në të gjitha format e tij", shtoi Modi.
Trump tha se "pati një bisedë të shkëlqyer" dhe të dy palët folën gjithashtu për tregtinë.
"Folëm për shumë gjëra, por kryesisht për botën e tregtisë", tha ai në Zyrën Ovale.
"Ai (Modi) nuk do të blejë shumë naftë nga Rusia. Ai dëshiron të shohë që lufta (Rusi-Ukrainë) të përfundojë aq sa unë", shtoi presidenti amerikan.
India ka rritur blerjet e naftës bruto ruse me çmime të zbritura që nga viti 2022, duke u bërë një nga klientët kryesorë të energjisë të Moskës pavarësisht sanksioneve perëndimore.